Property Danushi në Panairin A Place in the Sun Birmingham, UK.

January 22, 2013|  Article By : 

Property Danushi merr pjese ne Panairin A Place in the Sun Birmingham, UK.

28-30  Shtator 2012,

Edicioni i 17- te i ketij panairi u zhvillua ne Qendren nderkombetare te Panaireve ne Birmingham, ku per here te pare, e perfaqesuar nga Property Albania me Property Danushi,  Shqiperia u prezantua si destinacioni I ri per vizitoret perkrah kompanive real estate nga Franca, Spanja, Portugalia, Greqia, Italia, Turqia, Qipro,Florida (USA),Zvicera, Hollande etj…

Ky panair vleresohet si nje nga panairet me te medhenj dhe me cilesor per sa i perket prezences se bleresve dhe investuesve potenciale te pronave jashte kufijeve te UK.

Kete fakt e vertetoi dhe organizimi mjaft cilesor i organizatoreve si dhe prania e zyrave shume prestigjoze te shteteve te mesiperme.

Panairi u vizitua nga rreth 5000 vizitore gjate 3 diteve te panairit.

Interesim pati per stenden e Shqiperise e cila u reklamua si destinacion i ri nga organizatoret e panairit.

Rreth 400 vizitore ndaluan ne stenden mjaft terheqese te Property Albania.

Estate Agents nga Property Danushi prezantuan pasuri te paluajtshme ne rivieren e jugut te Shqiperise nga Vlora ne Sarande kryesisht apartamente ne bregdet, komplekse rezidenciale vilash, shtepi private, toka, etj.

I rendesishem ishte fakti qe vizitoret moren informacion te plote nga profesioniste te sektorit per mundesite dhe procedurat e blerjes se pasurive te paluajtshme ne Shqiperi.

Copy of Real Estate in AlbaniaCopy of Real Estate, in Vlora Copy of Real- Estate in AlbaniaCopy of Real- Estate Copy of Real-Estate in VloraReal-Estate in Albania

 

Comments are closed.

Apartament per shitje ne Vlore,Apartamente per qera ne Vlore,Troje per shitje Vlore,Agjensi Shitje dhe Qera ne Vlore -