Proçesi i Blerjes

Karakteristikat e pronës

Përpara se të vendosni për shtëpinë, që doni të blini duhet të konsideroni disa faktorë. Si fillim, konsideroni nevojat aktuale dhe të të ardhmes për shtëpi. Në varësi të strukturës familjare, ju mund t’ju duhet një shtëpi e nje madhesie te caktuar, me disa karakteristika te caktuara e afte per te plotësuar nevojat e familjes tuaj.

Agjentet e kualifikuar te DANUSHI Property zotërojne ekspertizën që t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen tuaj duke ju ofruar informacion mbi tendencën e tregut, si për shembull: çmimet e shtëpisë në zonen ku deshironi te jetoni si dhe informacion mbi vendndodhjen që do te zgjidhni. Ju do të mund të mësoni më shumë për proçesin e kërkimit në arkiven tonë online të pronave.

Të ardhurat tuaja

Përpara se të ndërmerrni një vendim financiar, ju mund të kualifikoheni teorikisht në mënyrë që të shqyrtoni të ardhurat, kursimet, shpenzimet familjare, mundësitë për marrje huaje, interesat bankare dhe borxhe ekzistuese që keni. DANUSHI Property do ju ndihmojë të vlerësoni sa hua mund të përballoni duke përdorur mjete financiare si dhe teknikat me te fundit te percaktimit te raportit Shpenzime/ Te ardhura.

Proçesi i kërkimit të pronës suaj

Kur të jeni gati per vizitën e shtëpive, agjenti i DANUSHI Property do te organizojë paraqitjen e shtëpive, do te analizojë avantazhet dhe disavantazhet e pronave që keni parë dhe do përpunojë një sistem vlerësimi pronash, që do ju ndihmojë të pakësoni numrin e zgjedhjeve te mundshme.

Ne e kuptojmë që blerja e një shtëpie është një nga vendimet më të rëndësishme që do te ndërmerrni. Për këtë arsye, ju duhet të zgjidhni agjentin më me experiencë, që kupton shqetësimet tuaja dhe është i aftë të ofrojë zgjidhje për pyetjet tuaja. Agjenti imobiliar do t’ju udhëheqë në çdo hap të blerjes dhe përfaqëson interesin tuaj në transaksion duke ju ofruar një shërbim të personalizuar.

Përgatitja e ofertës suaj

Pasi të keni gjetur shtëpinë qe kerkonit, hapi vijues është bërja e një oferte, që do të jetë e suksesshme. Cmimi i reklamuar fillimisht mund gjithmonë të negociohet dhe agjentet tane, që përdorin teknikat dhe metodat e negocimit arrijne te çmimi më i ulët i blerjes

Mund të pyesni veten nëse është më mirë financimi i shtëpisë me bankë apo pagesa në cash për blerjen e shtëpisë tuaj. Agjentët tanë real estate do ju ndihmojnë të vendosni mënyrën më të mirë për të blerë shtëpinë që dëshironi dhe do ju udhëzojnë mbi alternativat e ndryshme të financimit që keni në dispozicion. Agjenti i DANUSHI Property  mund t’ju ndihmojë të lidheni me Partnerin tonë Bankar, që do ju sigurojë interesa bankare preferenciale.

Mbyllja e marrëveshjes

Nëse koha, ashtu si për të gjithë ne, është për ju e rëndësishme dhe nëse doni të mbroni veten tuaj nga probleme, që mund të shfaqen si rezultat i mosinformimit tuaj mbi këtë proçes delikat, lejoni profesionistët tanë imobiliarë t’ju udhëheqin në këtë proçes me udhëzimet e duhura dhe zgjidhjet më të lehta.

Sigurimi

Tani që ju keni një shtëpi dhe mënyrën e financimit, duhet të mendoni ta mbroni atë. Stafi yne profesionist do ju ndihmojë me informacion mbi lloje të ndryshme sigurimi dhe do ju drejtojë te Partneri ynë i Sigurimeve, që do ju ofrojë tarifa preferenciale.

KONTAKTONI  Zyren tone! DANUSHI Property

Apartament per shitje ne Vlore,Apartamente per qera ne Vlore,Troje per shitje Vlore,Agjensi Shitje dhe Qera ne Vlore -