Marrja e vendimit per te shitur shtepine tuaj

property-manager

Marrja e vendimit per te levizur

Momenti kur vendosni te levizni eshte nje kohe e jetes suaj e mbushur plot me emocione e shqetesime.

MIDIS TE GJITHA GJERAVE qe duhet te zene vendin e duhur, te shisni shtepine mund te jete shqetesimi qe peshon me shume ne mendjen tuaj. Proçesi mund te jete i lehte, nese ju investoni kohen tuaj ne gjetjen e agjentit  te duhur imobiliar.

Nje Agjent profesionist DANUSHI Property do te punoje me ju per te zbatuar planin tone te provuar prej 4 hapash per te shitur shtepine tuaj.

TE SHESESH APO TE MOS SHESESH

Ka shume arsye per te shitur shtepine tuaj – nje ndryshim pune, nje kalim ne nje faze tjeter jete, ose deshira per te levizur ne nje zone me te mire; arsyet jane unike ashtu siç jeni dhe ju. Por, shpesh ka arsye shume te mira per te mos levizur. Nese ju deshironi me shume hapesire apo sherbime, mbase nje rimodelim do te ishte zgjidhja, ne vend qe te levizni. Ose nese deshira juaj per te levizur nuk eshte e percaktuar, ju mund te merrni ne konsiderate ta jepni me qira shtepine tuaj ne vend qe ta shisni. Studimi dhe analizimi i tregut aktual te real estate  do t’ju ndihmoje te merrni nje vendim te peshuar. Te flisni me nje profesionist qe t’ju ndihmoje ne kete vendim eshte nje ide e mençur.

Ju jeni mjaft i ngarkuar ne jeten e perditshme me angazhimin per punen, familjen dhe obligimet e tjera. Besojani shitjen e shtepise suaj nje eksperti imobiliar te trajnuar per te manaxhuar te gjitha detajet.

Comments are closed.

Apartament per shitje ne Vlore,Apartamente per qera ne Vlore,Troje per shitje Vlore,Agjensi Shitje dhe Qera ne Vlore -