Procesi i kryerjes së një transaksioni kërkon Profesionistë të Pronave

real-estate-agent-danushi-property-vlore

Blerja e një shtëpie të re, është një ndër gëzimet e veçanta që një çift i ri apo një familje përjeton në jetën e saj. Por, jo gjithmonë kërkimi i një banese rezulton me sukses.

Mes ofertave të shumta dhe pamundësisë suaj për t’i vizituar të gjitha, lind domosdoshmëria e ndihmës nga një ekspert në këtë fushë i cili është agjenti i pronave të patundshme.

Nëse kontaktoni një agjenci imobiliare apo agjentë, është e dobishme që të keni disa udhëzime të përgjithshme; Sigurohuni që të zgjidhni një profesionist të pasurive të patundshme, i cili:

a)  Punon me kohë të plotë. Ndërkohë, ka shumë agjentë real estate të cilët punojnë me kohë të pjesshme, është e këshillueshme të zgjidhni një profesionistë me kohë të plotë ose agjent. Nëse ju zgjidhni një person i cili merret me transaksionet e pasurive të patundshme vetëm në fundjavë ose disa ditë në javë, ju rrezikoni të humbisni mundësi të shumta.

b)  Ka përvojë. Sigurohuni, duke marrë një profesionist të pasurive të patundshme me përvojë. Pyesni atë, se sa transaksione të pasurive të patundshme kryen apo merr përsipër të mbyll në përgjithësi gjatë vitit. Sa më i kalitur profesionalisht të jetë agjenti real estate, aq më i shpejtë do të jetë transaksioni.

c)  Është i komunikueshëm dhe i besueshëm. Ashtu si me çdo marrëdhënie tjetër biznesi, agjenti juaj duhet të jetë dikush me të cilin ju ndjeheni rehat. Ai ose ajo duhet të jetë i sigurt, i lehtë për të komunikuar dhe i besueshëm. Ky person do të luajë një rol të madh në të ardhmen e biznesit tuaj, prandaj sigurohuni që të angazhoheni me dikë që ka një ide të qartë të qëllimeve të biznesit tuaj.

d)  Punon me kontrata. Përpiquni që gjatë përzgjedhjes së agjentit tuaj, të përzgjidhni atë më profesionistin i cili operon me kontrata dhe rregulla të qarta të cilat mbrojnë dhe i shërbejnë të dyja palëve si blerësit dhe shitësit.

e)  Ka prona dhe akses në web. Bota e pasurive të patundshme në gjithë botën ka ecur mbi fuqinë e Web-it. Në ditët e sotme, interneti është mënyra më e shpejt me të cilën ju mund të punoni apo në rastin tonë të gjeni një pronë. Prandaj sigurohuni që të bashkëpunoni me një profesionist të pasurive të patundshme i cili ka një faqe web me standarde dhe funksionale.

Comments are closed.

Apartament per shitje ne Vlore,Apartamente per qera ne Vlore,Troje per shitje Vlore,Agjensi Shitje dhe Qera ne Vlore -